Nga rrezet u ngroh toka edhe në mesditë
Por ti, Dielli im, u fshehe gjatë
Ndoshta si hënë do shfaqesh në perëndim.
Si rrugë e zbrazët është dita pa ty
E heshtur, si lugina pa jehonë
Një zë i vetëm prej teje sikur të më vijë
Mijëra diej do ta ndriçojnë natën e vonë.
No comments:
Post a Comment