***

Frikësuar nga drita e mekur
Në mjegullën e gjithandejme
Shpëtim kërkoj brenda Stonhenxhit
Parakrishtor
Ndjesi e çuditshme
Masiv guri prej shpirti
Historie
Gjaku
Mistikën e shekujve

Rënduar mbi ty
E ndjeva; psikometri
Dhe lotët pashë
Derdhur aty
Përshfaqet historia
3000, ndoshta 5000-vjeçare
S’e di
E ç’rëndësi ka
Tashmë jam këtu
Bashkë me ëndrrën
Në këtë masiv shkëmbinjsh
Që kalendarin zëvendëson
Drithërimën e kohës
Si vetëtimë ma përshkon...
E vetme...
Bashkë me shpirtrat
Mbrojtjen tek ty kërkoj
Histori e lashtë
Që fle tek unë...

2010-10-18

No comments:

Post a Comment