Kohë me dhe pa ty

(Nënës sime)

Jashtë bie shi
Mes shiut ndiej ardhjen tënde
Ashtu si edhe ikjen...
Njësoj qëmonte qielli
edhe atë ditë të ftohtë janari

Tre vjet më parë
Kur prehjes së përjetësisë iu fale
Dhimbjet e trupit t’u tretën
Heshtën në rrënjë trëndafilash
Me aromën e tokës

Tashmë për mua s’ka stinë të ngrohta
Veç kohë me dhe pa ty!                      

No comments:

Post a Comment