Ornela


Ornela Musabelliu
Ornela Musabelliu është autorja ime e preferuar. Megjithëse ndoshta është lexuar më shumë se shumica e atye që kanë botuar libra, Ornela nuk ka botuar asnjë libër. Letërsia e saj i është ofruar lexuesit nëpërmejt shtypit periodik apo publikimeve online. Nëse do më duhej të përshkruaja letërsinë e saj, do ta nisja me fjalën "origjinale". Ndryshe nga shumica e shkrimtarëve, Ornela lexon pa fund libra, jo që të mësojë nga autorët e njohur, por që të shmangë çdo ngjashmëri, qoftë dhe të rastësishme me kërkënd.
Rrëfimi i saj është i sinqertë dhe shpesh herë naiv. Një pafajësi therëse përkundër realitetit ku jeton. Nuk harron kurrë të theksojë se është femër, e bukur, e trazuar, plot inate dhe lumturi.
Kur flas për sinqeitet në letërsinë e saj, di se ç'them; kam fatin të ndaj me të jetën prej 13 vjetësh.
Ne të gjithë kemi dashuritë tona; Ornela ka të sajat dhe tonat!

Dritan Kiçi