Pas perdeve u çor drita
Pas ditës u fshehe ti
Unë
Në natën e gjatë të dimrit
Do fshihem pas shallit të zi
Do ngrohet dhomë e vogël
Nga zjarri në oxhak
Heshtjes
Mbretëreshë mbi fron
Kujtimet do i vijnë përqark
Do zgjohet dhembja nga gjumi
Trishtimi do ndrydhë ca fjalë
Perëndimi
Do griset ndër qafa malesh
Do zbulojë shpirtin e vrarë
Një kupë do ta derdh për ty
Ashtu si e pija dikur
Mallkimi
Do më tretet nën buzë
S’do mundem ta them dot kurrë
Do këndoj litaninë e jetës
“Të ishe edhe njëherë këtu!”
Natës
Parajsën tonë do t'ia rrëfej
Ëndërr e tretur diku
15.10.2009
No comments:
Post a Comment