Bekuar qofsh!
Errësirën ma zhbën me flakë pishtari
E dritën ma derdh shpirtit
Që di të gëzojë për ty.
Bekuar qofsh!
Pa zërin tënd, zogjtë s’do dinin t’më nanurisnin
Mbretërive të magjishme
ku kandra veç flutur është.
Bekuar qofsh!
Që s'lodhesh të mbledhësh mijëra copëza lumturie
e çdo mëngjes të ma kthesh në Krishtlindje.

Falemnderit!
ReplyDelete