Frikësuar nga drita e mekur
Në mjegullën e gjithandejme
Shpëtim kërkoj brenda Stonhenxhit
Parakrishtor
Ndjesi e çuditshme
Masiv guri prej shpirti
Historie
Gjaku
Mistikën e shekujve
Natë dimri pa ty
Pas perdeve u çor drita
Pas ditës u fshehe ti
Unë
Në natën e gjatë të dimrit
Do fshihem pas shallit të zi
Pas ditës u fshehe ti
Unë
Në natën e gjatë të dimrit
Do fshihem pas shallit të zi
Ik-je
Ti ike... me sytë pas...
Shpinëlotuar
ike...
Unë pres...
me sytë nga retë...
Pritjet e mia - lënesha nevrike
Në pragun e portës mbjellin hithra
Deri sa te kthehesh...
Shpinëlotuar
ike...
Unë pres...
me sytë nga retë...
Pritjet e mia - lënesha nevrike
Në pragun e portës mbjellin hithra
Deri sa te kthehesh...
Një zë
Dita lindi me diell sot
Nga rrezet u ngroh toka edhe në mesditë
Por ti, Dielli im, u fshehe gjatë
Ndoshta si hënë do shfaqesh në perëndim.
Si rrugë e zbrazët është dita pa ty
E heshtur, si lugina pa jehonë
Nga rrezet u ngroh toka edhe në mesditë
Por ti, Dielli im, u fshehe gjatë
Ndoshta si hënë do shfaqesh në perëndim.
Si rrugë e zbrazët është dita pa ty
E heshtur, si lugina pa jehonë
Dhembje
Më dhemb trishtimi yt
Si brisk i ndryshkur
Mi helmon damarët
Gjak të mpiksur pikon shpirti
Kur sytë e tu treten mallit
Si brisk i ndryshkur
Mi helmon damarët
Gjak të mpiksur pikon shpirti
Kur sytë e tu treten mallit
Maskat
Mëngjesi i sotëm u gdhi i dembelosur. Një infeksion në sy prej dy ditësh më shkakton dhimbje e nuk më la të flija gjithë natën. Kur dita zbardhi, gjithë trupi më dhimbte. Kisha ndjesinë sikur më kishte kaluar sipër një kamion. Ashtu me përtesë lashë shtratin dhe, si asnjëherë tjetër, gjëja e parë që bëra ndeza televizorin. Ngriva! Sytë e infektuar mu hapën plotësisht kur dëgjova lajmin e tmerrshëm: “PLUMBA AUTOBUSIT ATHINË-TIRANË, në një pritë në të dalë të Memaliajt. Plagoset rëndë i riu 25-vjeçar nga Elbasani, i cili është në rrezik për jetën, dhe një vajzë nga Fieri”.
Trupi mu drodh. Mu kujtua ajo ditë e nxehtë korriku…
Trupi mu drodh. Mu kujtua ajo ditë e nxehtë korriku…
Vetëm
Jam e vetme sonte
Pa shiun, hënën, yjet
Kuturisur s’di ku thyen qafën
Mjerisht, teksa haja thonjtë e mi…
Pastaj, dita padit mjeshtërinë e mashtrimit
Plot
Me njerëz, adhurim, fjalë të bukura
Varur çengeleve të interesit
Vallë u pëlqejnë sytë e mi?!
Më tej një qen që më leh, përqesh
Sytë e zgurdulluar dalin vendit
Fytyra ime s’i pëlqen
Aq sa kocka që i jap
Për të mos qenë vetëm.
Tiranë, 2007
Këpucët
Fillimisht, rrëfimin e nisa me fraza të tipit se sa e dashuroj botën e përrallave, sa mirë ndihem të jem herë Liza në Botën e Çudirave e herë Borëbardha, se më pëlqen të flas me pemët, më pëlqen të fluturoj dhe ta përjetoj botën e personazheve, se në atë botë ndihem vërtet 'unë', ku askush nuk ma pret hovin për të më thënë se ç'është e drejtë dhe e gabuar, siç më ndodh në përditshmëri, se më pëlqen t'i përvidhem realitetit të ashpër të vendit tim, me njerëz gënjarë, politikanë të korruptuar deri në palcë, varfëri që shërbehet gjithmonë si një pjatë e ngrohtë për pjesën më të madhe të njerëzve, ndërsa të kamurit e paedukuar hanë me lugë floriri, me vajza të pispillosura e bla, bla, bla pa fund. Jo se këto që sapo shkruajta nuk janë të vërteta, por mendova ta rrëfej më thjesht atë çka më ndodhi atë ditë, që dashje pa dashje më çoi drejt një personazhi tjetër përrallash. Kini durim!
Flutura e natës
Gjithçka nis nga një fjalë. Nga një vështrim. Çdo gjë e ka një pikënisje, ashtu si edhe një fund. Por një fund pa filluar mirë është si trokitja e mëngjesit në qepallat e rënduara, që s’kanë mundur të mbyllen gjithë natën nga bluarja e mendimeve.
Disa njerëz janë si fluturat e natës: ushqehen me lot.
Kaq u desh të dëgjonte dhe shikimi i tij mu ngul në sy. Ish ulur përballë dhe ndonjëherë vështrimet na ndesheshin si pa dashje, por përtej rastësisë ndieja diçka tjetër tek ata sy. Blu e thellë që ngatërrohej çuditshëm me ngjyrat e ndezura të lokalit të ngrohtë, ku po gjerbja kafen e mëngjesit me dy shoqet e mia.
Disa njerëz janë si fluturat e natës: ushqehen me lot.
Kaq u desh të dëgjonte dhe shikimi i tij mu ngul në sy. Ish ulur përballë dhe ndonjëherë vështrimet na ndesheshin si pa dashje, por përtej rastësisë ndieja diçka tjetër tek ata sy. Blu e thellë që ngatërrohej çuditshëm me ngjyrat e ndezura të lokalit të ngrohtë, ku po gjerbja kafen e mëngjesit me dy shoqet e mia.
Silikon për trutë
Ndodh që mëngjesi i fundjavës lind grindavec. Dua të them se... ngrihesh mirë e bukur, me shpresën se dita e pushimit do të ecë mbarë. Hedh tej mbulesat e natës e këmbët të drejtojnë vetvetiu nga dushi. Bashkë me trupin duhet të lahen edhe ëndrrat ndonjëherë, që të mos biesh robinjë e tyre përgjatë ditës. Uji të përkëdhel lehtë lëkurën e gishtat e trajtojnë shkumën si kremin pas banjës. Bashkë me currilat, në pllakën e dushit të duket se ke derdhur edhe të gjitha papastërtitë e brendshme, që kanë zënë vend brenda vetes nga një ditë-natë më parë. E teksa ky ritual mbaron, ti e ndjen veten të lehtë, të pastër e të bukur për të shijuar ditën. Pas tharjes dhe rregullimit të flokëve, fillon rituali nuk-di-se-çfarë-të-vesh! Rri përpara gardërobës e në heshtje më duket se dëgjoj dialogun e fortë dhe ankues të rrobave: "Mos u shtyj më kot përpara, ty të veshi një javë më parë, ndërsa unë kam muaj të tërë që rri varur. Madje as etiketa s'më është hequr akoma."
Subscribe to:
Posts (Atom)