Frikë?
E çfarë tjetër?
Netëve, duke dihatur nga malli për ty
Ndjej frikën të më presë si brisk i vjetër.
Drithërohet trupi
Zemra kur s’të ndien
Ftohet dora, akull
Nderur në pritjen e gjatë!
Ornela Musabelliu
Disa njerëz janë si fluturat e natës: ushqehen me lotët e të tjerëve.
E keqja e mirësisë
Sikur mos t'i
kisha parë ata sy...
Errësira ish
derdhur ngadalë dhe toka ende avullonte zagushinë e ditës. Edhe unë avulloja,
jo aq nga vapa, sa nga trishtimi dhe dhembja. Po ktheheshim nga spitali, ku ish
shtruar daja. Koha mbushej me ecejaket e vazhdueshme shtëpi-spital-shtëpi e
ndonjë kafe aty-këtu, sa për të zbutur shpirtin dhe çlodhur mendjen. Kur e
shihja atë burrë të pashëm e me thinja fisnike të vuante në shtrat, më kujtohej
koha e tmerrshme e dhimbjeve të nënës sime dhe sytë e saj që luteshin për
prehje. E mblidhja veten e kohë pas kohe, me stërmundim të madh, bëja humor me
dajën, për ta nxjerrë disi nga kllapia e hutimi.
Grua për t'u njohur
Hapi sytë dhe ndjeu se një vrushkull i ngrohtë gjaku i shpërtheu nëpër kofshë. Ç'bezdi! Gjithmonë i kishte ndjerë bezdisëse ato fragmente jetësore të ciklit të çdo femre, ndonëse ishte e vetëdijshme për të mirat e tyre. Mezi duronte aromën e trupit dhe pecetat higjenike në ato gjashtë ditë të muajit. I dukej sikur me to nuk do të mësohej kurrë.
Në një gjendje tjetër do t'i qe kujtuar dita e parë e prezantimit me këtë fenomen femëror; hutimi dhe frika që pat ndier, por atë mëngjes, jo. U kujtua se duhej të lumturohej për atë surprizë. Po po, duhej të lumturohej vërtet. Jo se nëpërmjet kësaj sajese të natyrës do mund të shpëtonte prej diçkaje të pakëndshme, por... gjithsesi, tani që po e mendonte mirë, ishte pikërisht ashtu... Do shpëtonte! Natyra i kish ardhur në ndihmë. Shpëtim i një tjetër lloji që kishte ndier sa e sa herë më parë, në kushte dhe gjendje të tjera; kur i trembej shtatzënie të mundshme; shtyrjen e datave për t’iu kënaqur plotësisht një udhëtimi të bukur apo pushimeve në plazh, e të tjera ditë si këto. Këtë herë ishte ndryshe.

***
Frikësuar nga drita e mekur
Në mjegullën e gjithandejme
Shpëtim kërkoj brenda Stonhenxhit
Parakrishtor
Ndjesi e çuditshme
Masiv guri prej shpirti
Historie
Gjaku
Mistikën e shekujve
Në mjegullën e gjithandejme
Shpëtim kërkoj brenda Stonhenxhit
Parakrishtor
Ndjesi e çuditshme
Masiv guri prej shpirti
Historie
Gjaku
Mistikën e shekujve
Mallit
Se mallit ende s'i kam blerë lisharëse,
të përkundet lehtas e të qetësohet...
Eh, i madh gabimi im:
në këmbë i mbatha këpucë të rehatshme
të përkundet lehtas e të qetësohet...
Eh, i madh gabimi im:
në këmbë i mbatha këpucë të rehatshme
Ai
Që ma zhbën asgjënë
E ditët mi kthen në mijëra jetë
Ai
Që ëndrrën time
Jeton brenda ëndrrës së vet
Ai
Është veç AI.
E ditët mi kthen në mijëra jetë
Ai
Që ëndrrën time
Jeton brenda ëndrrës së vet
Ai
Është veç AI.
Natë dimri pa ty
Pas perdeve u çor drita
Pas ditës u fshehe ti
Unë
Në natën e gjatë të dimrit
Do fshihem pas shallit të zi
Pas ditës u fshehe ti
Unë
Në natën e gjatë të dimrit
Do fshihem pas shallit të zi
Subscribe to:
Posts (Atom)